Avocat
KAPITULL IV MBI PAVLEFSHMËRITË
Art.L.235-1 Pavlefshmëria e një shoqërie ose e një akti që ndryshon statutin mund të parashikohet vetëm nga një dispozitë e shprehur e këtij libri ose nga ligjet që rregullojnë pavlefshmërinë e kontratës. Për sa u përket shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqërive aksionare, pavlefshmëria e shoqërisë mund të vijë si rezultat i mungesës ose veseve të vullnetit dhe pazotësisë, me kusht që kjo të prek të gjithë ortakët themelues. Pavlefshmëria e shoqërisë nuk mund të vijë më si rezultat i klauzolave të ndaluara nga neni 1844-1 i Kodit Civil.
Pavlefshmëria e akteve ose e vendimeve të ndryshme nga ato të parashikuara në paragrafin e mësipërm mund të vijë si pasojë e shkeljes së një dispozite urdhëruese të këtij libri ose të ligjeve që rregullojnë kontratat.
Art.L.235-2 Në shoqëritë kolektive dhe komandite të thjeshta, plotësimi i formaliteteve të publikimit kërkohet me pasojë pavlefshmërinë e shoqërisë, të aktit ose vendimit, sipas rastit, duke mos pasur përparësi ortakët dhe shoqëria, ndaj të tretëve, në lidhje me shkakun e kësaj pavlefshmërie. Gjithësesi, gjykata ka të drejtë të mos shpall pavlefshmërinë, nëse nuk është konstatuar asnjë mashtrim.
Art.L.235-3 padia për pavlefshmëri shuhet nëse shkaku i pavlefshmërisë është zhdukur ditën kur gjykata vendos mbi themelin e padisë në shkallë të parë, përveç rastit kur kjo pavlefshmëri ka ardhur si pasojë e paligjshmërisë së objektit të veprimtarisë.
Art.L.235-4 Gjykata tregtare, kur shqyrton një padi për pavlefshmëri, mundet, që ajo vetë ex officio, të caktoj një afat për të lejuar riparimin e pavlefshmërisë. Ajo nuk mund të shpall pavlefshmërinë më herët se pas dy muajsh pas datës së ngritjes së padisë.
Nëse, për të riparuar pavlefshmërinë, duhet të mblidhet asambleja ose duhet të bëhet një konsultim me të gjithë ortakët, dhe nëse ekzistojnë shkaqe për një mbledhje të rregullt të kësaj asambleje ose për tu dërguar ortakëve tekstin e projekt vendimeve të